Tuesday, November 11, 2008

SYLLABUS
Universiteti i Tiranes
Universiteti Ismail Qemali Vlore
Semestri I 2008-2009
Hyrje ne Teori Loje
Syllabus
Pedagog: Ridvan Peshkopia, ABD
Email: ridvanpeshkopia@yahoo.com
Cel.: 0693295270
Takimi: Me njoftim

Teoria Loje eshte nje fushe kerkimore ne rritje me aplikime te gjera ne shkencat ekonomike, politike e sociale, biologjike e se fundi mjedisore. Synimi i kesaj fushe studimore eshte pergatitja e pritshmerise sone per veprimet e mundeshme te individeve ne rrethana te caktuara nen disa pandehma te caktuara. Synimi i ketij kursi eshte te familjarizoje studentet e shkencave sociale me konceptet baze te teorive loje dhe modeleve formale. Ndonese teksti qe do te perdoret ka kater pjese, vemendja do te perqendrohet ne pjesen e dyte dhe te trete dhe me pak kohe do t’i kushtohet nocioneve fillestare te permbledhura ne pjesen e pare dhe aplikimeve te permbledhura ne pjesen e katert.
Detyrimet e Pedagogut: Pedagogu eshte i detyruar te paraqitet ne klase ne oren e caktuar, te kete pregatitur klasen e rradhes, te sigurohet qe pjesmarrja e studenteve ne klase eshte e plote dhe e rregullt, te kete te pergatitur materialin qe do te diskutohet ne ate leksion, te degjoje pyetjet e studenteve, t’u pergjigjet atyre ne maksimumin e tij te mundshem dhe te beje studime shtese per t’ju pergjigjur me vone pyetjeve te cilave nuk ka gjene ne gjendje t’u pergjigjet ne cast. Menyra e zevendesimit te oreve te humbura per arsye te ndryshme do te negociohet me studentet dhe drejtuesit e Departamentit.
Detyrimet e Studentit: Studenti eshte i detyruar te paraqitet ne cdo ore mesimi. Studenti qe humb me shume se kater leksione do te mbetet per ate lende dhe do t’a perserise edhe nje here ate vitin qe vjen. Pritet qe ai ta kete lexuar paraprakisht materialin qe do te studiohet ate leksion dhe te beje pyetje per paqartesite qe i jane paraqitur gjate procesit pergatitor. Eshte e tepert te thuhet qe studimi eshte detyrimi kryesor i studentit; tek e fundit, kjo eshte edhe asyeja per te cilen ai eshte ne shkolle. Kjo klase do te synoje te nxise studimin proaktiv, reaktiv dhe interaktiv, domethene, lexoni perpara se te vini ne klase, lexoni pas leksionit, merrni pjese ne diskutimet ne klase.
Vemendje! Ka vetem nje mundesi per te arritur sukses ne kete klase dhe kjo mundesi eshte studimi. Cdo perpjekje tjeter e drejtperdrejte apo e ndermjetme do te injorohet kur eshte e pademshme ose do t’i nenshtrohet rregullores se Universitetit apo ligjeve te shtetit kur perben shkeljet perkatese.
Teksti: Joel Watson. Strategy: An Introduction to Game Theory, 2nd Edition. New York and London: W. W. Norton & Company, 2008.
Testimi: Do te kete dy provime klase: njeri do te jete javen e tete te semstrit, tjetri do te jete javen e pesembedhjete. Formati dhe menyra e vleresimit te te dy provimeve dhe te jete e njejte. Provimet do te perfshijne pyetje teorike dhe ushtrime. Studentet nuk do te lejohen te komunikojne me njeri-tjetrin gjate provimit.
Shumicen e javeve do te kete detyra shtepie, gjithsej 10, te cilat do te vleresohen dhe do te ndikojne ne noten perfundimtare.
Vleresimi: Vleresimi do te behet me pike, dhjete nga te cilat i perkasin nje note. Studenti fillon me 40 pike qe i perkasin notes 4. Seicili nga provimet do te jete nga 20 pike. Do te kete 10 detyra shtepie me nje vleresim 0-2 pike seicila. Ne fund, student mund te arrije nje vleresim ne haperiren 0-20, ku 20 i korespondon 2 notave te sistemit 0-10.
Kopjimi dhe plagjarizmi: Kopjimi dhe plagjarizmi jane vjedhje dhe mashtrim dhe do te ndershkohen si te tille.

PROGRAMI
Java e dyte

Leksioni: Hyrje; Forma Extensive; Strategjite dhe Format Normale; Besimet, Strategjite e Perziera dhe Shpreblesat e Priteshme; Pandehma te Pergjitheshme dhe Metodologji
Kapitujt 1, 2, 3, 4 dhe 5
Seminari: Ushtrime

Java e trete
Leksioni: Dominimi dhe Pergjigja me e Mire
Kapitulli 6
Seminari: Ushtrime
Merrni detyren e pare te shtepise

Java a katert
Leksioni: Racionalizueshmeria dhe Dominanca e Perseritur; Vendndodhja dhe Partneriteti[i]
Kapitujt 7 dhe 8
Seminari: Ushtrime
Merrni detyren e dyte te shtepise

Java e peste
Leksioni: Ekuilibri Nash
Kapitulli 9
Seminari: Ushtrime
Merrni detyren e trete te shtepise

Java e gjashte
Leksioni: Oligopolia, Tarifat, Krimi dhe Votimi; Ekuilibri Nash me Strategji te Perziera
Kapitujt 10 dhe 11
Seminari: Ushtrime
Merrni detyren e katert te shtepise

Java e shtate
Leksioni: Lojrat Krejtesisht Kompetitive dhe Strategjite e Sigurimit; Kontrata, Ligji dhe Detyrimi ne Situata Strategjike
Kapitujt 12 dhe 13
Seminari: Ushtrime
Merrni detyren e peste te shtepise

Java e tete
Leksioni: Detaje te Formes Ekstensive; Induktimi Prapakthehu dhe Persosmeria e Nenlojes
Kapitujt 14 dhe 15
Seminari: Ushtrime

Java e nente
Leksioni: Ceshtje te Organizimit ne Industri; Lojra dyqani
Kapitulli 16
Seminari: Ushtrime
Merrni detyren e gjashte te shtepise

Java e dhjete
Leksioni: Probleme te Tratativave; Analiza e Lojrave te Thjeshta te Tratativave
Kapitujt 18 dhe 19
Seminari: Ushtrime
Merrni detyren e shtate te shtepise

Java e njembedhjete
Leksioni: Lojra me Vendime te Perbashketa—Ekuilibri i Negociatave; Investimet e Paverifikueshme, Vonesa, Opsionet dhe Pronesia
Kapitujt 20 dhe 21
Seminari: Ushtrime
Merrni detyren e tete te shtepise

Java e dymbedhjete
Leksioni: Lojra te Perseritura dhe Reputacioni; Perplasje, Marreveshje Tregetare dhe Deshira e Mire
Kapitujt 22 dhe 23
Seminari: Ushtrime
Merrni detyren e nente te shtepise

Java e trembedhjete
Leksioni: Ngjarja e Rastesishme dhe Informacioni i Paplote; Risku dhe Nxitja ne Kontaktim
Kapitujt 24 dhe 25
Seminari: Ushtrime
Merrni detyren e dhjete te shtepise

Java e katermbedhjete
Leksioni: Ekuilibri Nash Baisian dhe Racionalizueshmeria; Limonat, Ankandi, dhe Agregimi i Informacionit
Kapitujt 26 dhe 27
Seminari: Ushtrime

Java e pesembedhjete
Leksioni: Ekuilibri Baisian i Persosur; Sinjalizimi per Tregun e Punes dhe Reputacioni
Kapitujt 28 dhe 29
Seminari: Ushtrime

[i] Ceshtjet e shenuara me shkronja korsive jane aplikime.

No comments: